Sport

Dortmundi e nis me fitore sezonin e ri të kampionatit gjerman!

24 Gusht 2024, 23:54 Nga DOSJA
Dortmundi e nis me fitore sezonin e ri të kampionatit gjerman!

GJERMANI - Trajneri Nuri Shahin e ka nisur me fitore periudhën e re të Borussia Dortmundit.

Dortmundi në “Signal Iduna Park” fitoi sot me rezultatin 2-0 ndaj Eintracht Frnakfurtit, në ndeshjen e xhiros së parë të elitës gjermane. Golat e fitores “verdhezinjtë” i shënuan në pjesën e dytë.

Jamie Bynoe-Gittens i shënoi të dy golat e fitores. Sulmuesi anglez realizoi fillimisht në minutën e 72-të, ndërsa epilogun final të takimit e vendosi në minutën e tretë të kohës shtesë. Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 59-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll