Sport

VIDEO / Manchester City shkatërron “skuadrën e re” të Brojës!

Fitore bindëse edhe për Totenhemin që shpartalloi me rezultatin 4-0 Evertonin.

24 Gusht 2024, 19:46 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City shkatërron “skuadrën e re” të

ANGLI - U luajtën në orën 16:00 katër duelet e vlefshme për javën e dytë të Premier Ligës, ku u shënuan në total 15 gola.

Spikasin fitoret e Manchester Cityt dhe Totenhemit. “Qytetarët” e Pep Guardiolës, triumfuan me përmbysje 4-1 ndaj Ipsuiçit.

Miqtë shënuan të parët me Szmodics në minutën e 7-të, ndërkohë që Haaland, në minutën e 12-të, De Bruynne në të 14-tën dhe sërish Haaland në të 16-tën, çuan menjëherë rezultatin në 3-1. Për golin e katërt mendoi sërish Haaland, i cili e mbylli sfidën me tripletë.

Fitore bindëse edhe për Totenhemin që shpartalloi me rezultatin 4-0 Evertonin. Në duelet e tjera, festuan West Hem, Fulham dhe Notingham Forest, që arritën të siguronin 3 pikë të arta në duelet e javës së dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll