Sport

VIDEO / Xhaka shënon golin e parë të sezonit në Bundesligë!

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur goli i fitores për ekipin e Alonso-s, i shënuar nga Wirtz në minutën e 101-të, me yllin gjerman që ka dërguar topin në rrjetë pasi ka gabuar penalltinë.

24 Gusht 2024, 00:01 Nga DOSJA
VIDEO / Xhaka shënon golin e parë të sezonit në

GJERMANI - Sezoni i ri i Bundesliga-s ka nisur me një fitore dramatike për kampionët në fuqi, me Leverkusn që ka mundur 3-2 në transfertë Borussia Monchenglabach. Sfida e luajtur në Borussia-Park ka dhuruar gola dhe emocione në 45 minutat e para. Ka qenë Granit Xhaka që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 12-të me një super gol nga distanca. Një gjest teknik që ka mahnitur edhe trajnerin Xabi Alonso.

Në të 38-ën ka ardhur edhe dyfishimi ia avantazhit nga miqtë, me Wirtz që nuk ka falur pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë. Vendasit kanë ngushtuar diferencat në minutën e 44-t, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një faulli.

Në 45 minutat e dyta ka ardhur kundërpërgjigjja e M’Gladbach, që ka ngushtuar fillimisht diferencat me Elvedi-n në minutën e 59-të dhe më pas ka barazuar rezultatin me Kleindienst në të 85-ën. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur goli i fitores për ekipin e Alonso-s, i shënuar nga Wirtz në minutën e 101-të, me yllin gjerman që ka dërguar topin në rrjetë pasi ka gabuar penalltinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll