Sport

ZYRTARE/ Befasuese, Sokol Cikalleshi pas katër sezonesh, largohet nga Koniaspor!...

Lëvizje surprizë në merkato, Sokol Cikalleshi nuk është më pjesë e skuadrës së Koniasporit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, me kavajasin që largohet pas plot 4 sezonesh

23 Gusht 2024, 21:29 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Befasuese, Sokol Cikalleshi pas katër sezonesh, largohet nga

TURQI - Cikalleshi ka shënuar plot 30 gola dhe 11 asiste me Koniasporin, më së shumti në karrierën e tij, dhe tashmë mbetet një lojtarë i lirë në merkato.

Sulmuesi 34-vjeçar është përfolur më parë për një rikthim në Shqipëri, por tani mund të jetë gjithnjë e më pranë realizimit. 

Sulmuesi shqiptar u bë edhe golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e skuadrës turke, duke dhënë një kontribut të vyer.  

“Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanelën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Koniasporit për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë.

I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanelën jeshilbardhë për 111 ndeshje”, njofton klubi në faqen zyrtare.  

ZYRTARE/ Befasuese, Sokol Cikalleshi pas katër sezonesh, largohet nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll