Aktualitet

Armë, fishekë dhe kanabis, arrestohet 35-vjeçari në Përmet, çfarë iu gjet në banesë

13 Dhjetor 2019, 07:28 Nga DOSJA
Armë, fishekë dhe kanabis, arrestohet 35-vjeçari në

PËRMET– Një 35-vjeçar nga Përmeti ka rënë në pranga pasi i janë gjetur armë dhe municione. Sipas informacionit zyrtar, i arrestuari me inicialet A.M., është vë në në pranga në kuadër të operacionit “osumi”.

Mësohet se pas një kontrolli në banesën e 35-vjeçarit, në fshatin Nikollanë, efektivët kanë gjetur një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë Përmet

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “OSUMI”. Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak.  Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin “OSUMI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar, pasi në kufi me Skraparin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme dhe droge arrestohet 35 vjecari ne permet arme dhe droge arrestohet 35 vjecari ne permet

Sondazh

Poll