22 Gusht 2024, 19:08
Nga I.A

TIRANË- Kompania eksportuese Sokolaj shpk e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. Kapitali publikon fotot e deklaratës doganore, sipas të cilës rezulton se kompania me seli në Durrës ka eksportuar 2 mijë e 800 tonë duke e deklaruar si oksid dhe hidrokside hekuri, pra një produkt të parrezikshëm.
Që në deklaratën doganore duket qartazi se letrat janë të rreme, pasi nga njëra anë shkruhet Oksid hekuri dhe nga ana tjetër është vendosur simboli kimik ZN, i cili përkon me zinkun. Sipas deklaratës rezulton se marrësi i ngarkesës është kompania Gs Minerals Doo, një kompani kroate me seli në Rijeka, e cila po ashtu zotërohet nga familja Sokolaj.
Mbetjet janë prodhuar nga kompana Kurum. Dyshimet janë se kalimi i tyre është bërë i mundur falë korruptimit të strukturave të hetimit doganor në Tiranë dhe atyre të turnit në port, duke i konsideruar të gjithë kontenierët si oksid zinku, me një fletë analize të vetë subjektit Sokolaj shpk.
Po kështu dyshohet se Kompania Kurum ka përdorur Sokoloj shpk për të shmangur përgjegjësinë nga vetja dhe të dy kompanitë kanë mashtruar bashkarisht me fatura shitje oksidesh, kur në fakt brenda ngarkesës, një pjesë prej mbi 800 tonësh, ishte pluhur furrnalte, që konsiderohet mbetje e rrezikshme, edhe pse Kurum thotë se ka vepruar në përputhje të ligjit.
Burime i thanë Kapitalit se doganat dhe posacërisht kreu i tyre, Gent Gazheli, janë informuar që në muajin Korrik për skandalin e mbetjeve, por nuk kanë vepruar. Mosveprimi shton më shumë dyshimet për kompromentimin e rëndë të këtij institucioni, ndërkohë që skandali i trafikut të paligjshëm të mbetjeve pritet të zgjerohet më tej, pasi dyshohet se kompani të përpunimit të metaleve në Shqipëri me bazë në Durrës prej vitesh importojnë skorje alumini duke i deklaruar si skrap.
Skorjet e aluminit janë një mbetje shumë e rrezikshme, që shkakton kontaminim të lartë dhe rrezikon shëndetin e popullatës, veçanërisht nëse përpunohen pa filtrat e duhur./ Kapitali.al
sokolaj
2
1
Aktualitet
22 Gusht 2024, 17:45
I.A
Penchom Saetang
TIRANË- Drejtore Ekzekutive e 'Thailand Earth' Penchom Saetang, një prej organizatave e cila dha sinjalin se po futeshin 800 ton&...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 17:22
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Itali, ku një taksist shqiptar ka mbetur i plagosur. Mediat...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 16:48
E. D
foto ilustruese
MAJORKA- Një bandë kriminelësh organizoi një grabitje të denjë si nëpër filma në vendpushimin ...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 15:25
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një debat i dy vajzave pas përplasjes së mjeteve të tyre në afërsi të rrethrrotullimit t&e...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 14:56
N.F
Çifti italian
VELIPOJË- Italiani, Salvatore Di Tella është lënë në “arrest me burg” pasi dyshohet se ...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 14:44
Foto nga vendi i ngjarjes
VELIPOJA- Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë &ld...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 14:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një konflikt çasti për një fërkim mjetesh dyshohet të jetë bërë arsyeja e d&eum...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 14:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pjesë të Mesdheut së bashk...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 13:43
N.F
Thanas Bako
HOLANDË- Autoritetet holandeze kërkojnë dënimin me 10 vjet burg për 53-vjeçarit nga Saranda, Thanas Bako. Bako ...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 13:18
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Librazhd nga ku mësohet se është p&e...