Aktualitet

Drejtoresha ekzekutive e 'Thailand Earth': Ky është itinerari i kalimit të kontenierëve me mbetje që u nisën nga Porti i Durrësit

Sartang u shpreh se ata kishin thjesht informacion që këto mbetje do dilnin prej Shqipërisë do kalonin prej Italise dhe Marokut, më pas Singapor dhe së fundi Tajlajndë.

22 Gusht 2024, 17:45 Nga I.A
Drejtoresha ekzekutive e 'Thailand Earth': Ky është
Penchom Saetang

TIRANË- Drejtore Ekzekutive e 'Thailand Earth' Penchom Saetang, një prej organizatave e cila dha sinjalin se po futeshin 800 tonë mbetje që më pas rezultuan të ishin nisur nga Shqipëria ka treguar se si kishin marre informacion per anijen me mbetje toksike. E ftuar në Syri Tv, Saetang u shpreh se organizata që drejton u informua prej një rrjeti në fund të korrikut, se kishte pluhur elektrok prek celikut që po transportohej në Tajlandë dhe konsiderohet mbetje e rrezikshme dhe e palejueshme nga konventat përkatëse. Sartang u shpreh se ata kishin thjesht informacion që këto mbetje do dilnin prej Shqipërisë do kalonin prej Italisë dhe Marokut, më pas Singapor dhe së fundi Tajlajndë.

"Po ne u informuam prej një rrjeti në fund të korrikut, se kishte pluhur elektrik prek çelikut që po transportohej në Tajlandë dhe konsiderohet mbetje e rrezikshme dhe e palejueshme nga konventat përkatëse. Në informuam qeverinë tajlandeze, veçanërisht Departamentin e Punëve Industriale për të mësuar nëse kishin informacion dhe nëse kishin dhënë leje për inportim, dhe pamë që ishte pluhur i kuq, dhe morëm inofrmacion që qeveria tajlandeze nuk kishte dhënë kurrë leje për inportim. Dhe kontaktuam Departamentin e Doganave të Tajlandës për ti mbajtur ata në alert dhe që të vijonin më monitorimin e mbetjeve të kompanisë 'Maersk' që po sillte mbetje në tajlandë në gusht dhe në fillim të shtatorit.

Po në fillim nuk e morëm këtë informacion për eksportin , kishim thjesht informacion që këto mbetje do dilnin prej Shqipërisë do kalnin prej Italise dhe Marokut, më pa Singapor dhe së fundi Tajlajnde, ndaj organizata ime, ne,  dërguam informacion këtyre vendeve që të ndalonin dhe të kontrollonin nëse materiali apo se çfarë gjendej brenda kontenierëve ishte i rrezikshëm, apo jo dhe nëse po do të kthehej në Shqipëri sepse është kundër rregullave dhe konventave përkatëse, gjithashtu i kemi dërguar letra qeverive përkatëvse për të ndaluar këto mbetje sidomos Singaporit nëse mbetjet arrinë në Singapor dhe vijojmë të monitorojmë dhe zbuluam se gjithashtu në lidhje më gjurmimin e këtyre mbetjeve në lidhje me kalimin e tyre nga Afrika e Jugut," u shpreh Saetang.

penchom saetang

Sondazh

Poll