Aktualitet

Aksident në Librazhd, përplasen 2 automjete, përfundojnë në spital 4 anëtarë të një familjeje

Drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta. Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kururgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

22 Gusht 2024, 13:18 Nga M.B
Aksident në Librazhd, përplasen 2 automjete, përfundojnë
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Librazhd nga ku mësohet se është përfshirë një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12.40 në vendin e quajtur Murrash në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan ku dy automjet u përplasën në rrethana ende të paqarta.

Drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta. Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kururgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

aksident

Sondazh

Poll