Konflikt çasti për një fërkim mjetesh, dëmtohet me sende të forta një person në Tiranë, niset drejt spitalit, në vendngjarje, një armë zjarri
Foto ilustruese TIRANA- Një konflikt çasti për një fërkim mjetesh dyshohet të jetë bërë arsyeja e d&eum...
Bëhet me dije se Zagradi dhe Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
VELIPOJA- Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” për Zyber Zagradin, kamarieri i plagosur dhe Mario Palin, të dyshuar si bashkëpunëtor të autoreve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Velipojë. Bëhet me dije se Zagradi dhe Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Të arrestuarit deklaruan se kanë parë Edmir Frrokun duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë patur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë. Kamarieri deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur.
“Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”, mësohet të ketë thënë ai.
Si ndodhi vrasja e dyfishtë?
Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Dyshohet po ashtu se Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e djeshme. Kështu, mbrëmjen e shkuar Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, ndërsa vdekja e tyre u konfirmua në Spitalin Rajonal të Shkodër.
Foto ilustruese TIRANA- Një konflikt çasti për një fërkim mjetesh dyshohet të jetë bërë arsyeja e d&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pjesë të Mesdheut së bashk...
Thanas Bako HOLANDË- Autoritetet holandeze kërkojnë dënimin me 10 vjet burg për 53-vjeçarit nga Saranda, Thanas Bako. Bako ...
Foto ilustruese LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Librazhd nga ku mësohet se është p&e...
Foto ilustruese TIRANË- Projekti i Kolegjit të Europës ka avancuar një fazë më tej pas deklaratave të përfaqës...
Ardian Çipa GJIROKASTËR- Autoritetet kanë njoftuar sot se kanë mundur zbardhin vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini në...
DPA TIRANË- Dhjetëra dorëshkrime dhe shtypshkrime të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, do të ruhen tanimë...
Foto ilustruese FIER- Tre persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 44-vjeçar m...
Foto nga vendi i ngjarjes QAFË THANË- Një 49-vjeçar me inicialet R. G., është arrestuar në PKK Qafë Than&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se produktiviteti i punës ka shfaqur sinjale p&eum...