Aktualitet

VIDEO/ 25-vjeçari godet me çekiç taksistin shqiptar, nuk donte të paguante tarifën e udhëtimit

25-vjeçari afrikan pasi ka arritur në stacion për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, ka goditur çekiç 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina.

22 Gusht 2024, 17:22 Nga E. D
VIDEO/ 25-vjeçari godet me çekiç taksistin shqiptar, nuk
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Itali, ku një taksist shqiptar ka mbetur i plagosur. Mediat e huaja bëjnë me dije se një afrikan ka sulmuar brutalisht taksistin me çekiç prapa koke. 

 

25-vjeçari afrikan pasi ka arritur në stacion për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, ka goditur çekiç 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina.

Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat dhe ka dhënë informacion, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

taksist shqiptare

Sondazh

Poll