22 Gusht 2024, 14:56
Nga N.F
Çifti italian
VELIPOJË- Italiani, Salvatore Di Tella është lënë në “arrest me burg” pasi dyshohet se shkaktoi vdekjen e të dashurit të motrës së tij nga përplasja me Jet Ski në plazhin e Velipojës. Di Tella u la me masën e sigurisë “arrest me burg” me afat deri më 16 tetor nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër.
Afati kohor u la sepse nuk kanë ardhur ende dy akte ekspertimi, ai mjeko ligjor dhe ai teknik i Jet Ski-ve në të cilët ndodheshin viktima dhe personi tjetër. Di Tella është i dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” ndërsa prokurori Ndriçim Halili kërkoi masën sigurisë “arrest me burg”.
Në sallën e gjyqit italiani Di Tella nuk ka dhënë asnjë deklaratë duke i qëndruar deklarimeve që ka bërë më përpara në polici. Në policinë vendore të Shkodrës pas ngjarjes Di Tella ka rrëfyer me pak fjalë si ka ndodhur ngjarja.
“Jemi përplasur më pëprara se Nicola të binte në det. Disa minuta më pas ka ardhur një dallgë e madhe dhe Nicola ka rënë në ujë dhe aty më pas ka humbur jetën. Është një fatkeqësi ajo që na ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë Di Tella në polici.
Ndërkohë avokati mbrojtës Arbër Rraja kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore 5 milion lekë ose në alternativë kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” në banesën e personit që i ka ftuar në Shqipërinë për ceremoninë martesore atë dhe të fejuarën e tij por gjykata përmes gjyqtares Arta Llazari vendosi “arrest me burg” me afat deri më 16 tetor.
Avokati Rraja gjatë mbrojtjes në seancën e masës së sigurisë deklaroi se ajo që ka ndodhur është një fatkeqësi familjare. Avokati ka dorëzuar 20 fotografi të viktimës dhe autorit të dyshuar për të vërtetuar miqësinë e tyre të afërt dhe lidhjen familjare që kanë. Ndërkohë gjatë seancës për masën e sigurisë i pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe Konsulli i Italisë në Shkodër duke marrë pjesë.
salvatore di tella vdekja e 19-vjeçarit italian ne velipoje
Aktualitet
22 Gusht 2024, 14:44
Foto nga vendi i ngjarjes
VELIPOJA- Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë &ld...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 14:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një konflikt çasti për një fërkim mjetesh dyshohet të jetë bërë arsyeja e d&eum...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 14:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pjesë të Mesdheut së bashk...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 13:43
N.F
Thanas Bako
HOLANDË- Autoritetet holandeze kërkojnë dënimin me 10 vjet burg për 53-vjeçarit nga Saranda, Thanas Bako. Bako ...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 13:18
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Librazhd nga ku mësohet se është p&e...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 12:52
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Projekti i Kolegjit të Europës ka avancuar një fazë më tej pas deklaratave të përfaqës...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 12:41
M.B
Ardian Çipa
GJIROKASTËR- Autoritetet kanë njoftuar sot se kanë mundur zbardhin vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini në...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 11:37
N.F
DPA
TIRANË- Dhjetëra dorëshkrime dhe shtypshkrime të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, do të ruhen tanimë...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 11:29
M.B
Foto ilustruese
FIER- Tre persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 44-vjeçar m...
Aktualitet
22 Gusht 2024, 11:19
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
QAFË THANË- Një 49-vjeçar me inicialet R. G., është arrestuar në PKK Qafë Than&eum...