Sport

VIDEO/ Alvaro Morata për ndarjen me Alice Cabello: “Nuk e kam tradhtuar kurrë, jam lodhur nga thashethemet”...

Kapiteni i Spanjës thotë se Alice Cabello nuk donte të kalonte nga Madridi në Milano

21 Gusht 2024, 10:41 Nga DOSJA

VIDEO/ Alvaro Morata për ndarjen me Alice Cabello: “Nuk e kam

ITALI - Raportimet për divorcin e Alvaro Moratas nga Alice Campello vazhdojnë në Itali dhe Spanjë. Kapiteni i kombëtares spanjole, që ngriti Eurokupën në stadiumet e Gjermanisë dhe partnerja e tij, nënë e 4 fëmijëve të tyre u ndanë pas 8 vitesh lidhje dhe 6 vite martesë. Megjithatë të gjithë kërkojnë arsyen. 

Në Spanjë gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur raportime për ekzistencën e një personi të tretë, por lojtari duke folur me spanjolen De Corazón shpërtheu dhe theksoi se është lodhur nga thashethemet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alice Campello (@alicecampello)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alice Campello (@alicecampello)

“Jam i shkatërruar, por garantoj që nuk e kam tradhëtuar kurrë, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”, i tha fillimisht gazetarit Javier de Hoyos dhe vazhdoi: “Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte një lëvizje tjetër. Pavarësisht ndarjes dhe përkundër pikëpamjeve të kundërta për disa çështje, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për mirëqenien e katër fëmijëve tanë dhe kjo nuk do të ndryshojë." 

Campello është italiane dhe sipas Moratas nuk donte të largohej nga Spanja për t'u kthyer në Milano. Pas Euros çifti shkoi me pushime me fëmijët e tyre dhe papritur një mëngjes u raportua për ndarjen e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll