Sport

Enzo Fernández kapiten i Chelsea, Maresca: "Shokët e tij e shohin si referencë"...

Trajneri i Chelsea tregon për cilësitë drejtuese të argjentinasit

20 Gusht 2024, 19:00 Nga DOSJA
Enzo Fernández kapiten i Chelsea, Maresca: "Shokët e tij e

ANGLI - Vendimi për të vendosur Enzo Fernández si një nga kapitenët e Chelseat shkaktoi disa befasi në Angli, veçanërisht pas polemikave rreth thirrjeve raciste të argjentinasit pas fitimit të Kupës së Amerikës.

Enzo Maresca, trajneri i bluve, është pyetur pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt (2-0) për arsyen e vendimit dhe ai ka treguar për cilësitë drejtuese të mesfushorit 23-vjeçar. 

“Arsyeja është se unë shoh që shokët e skuadrës e njohin atë si referencë, si kapiten”,- tha Maresca, përpara se ta mbronte sërish ndaj akuzave. "Ai ishte kapiten edhe në para-sezon kur ne ndryshuam Reece (James) në një lojë. Ne të gjithë bëjmë gabime dhe kur bëjmë, është e rëndësishme ta njohim atë dhe të ecim përpara." 

“Unë kam bërë gabime në të kaluarën dhe i kam pranuar dhe mendoj se nëse si njeri bën një gabim dhe e pranon, nuk do të ndëshkohesh përjetësisht”, përfundoi ai. 

Debutimi i Enzo Maresca si kapiten i Chelseat nuk shkoi mirë, pasi blutë humbën 2-0 ndaj Manchester City në shtëpi në ditën e hapjes së Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll