Sport

Phil Foden, "Më i miri" në Premier League, zgjidhet edhe 11-shja ideale e sezonit...

Cole Palmer i Chelsea fitoi çmimin e ‘lojtarit më të mirë të ri’. Mesfushorët e Manchester Cityt dhe Chelseat, respektivisht, u nderuan në mbrëmjen gala të Shoqatës së Lojtarëve të Futbollit Anglez.

21 Gusht 2024, 09:30 Nga DOSJA
Phil Foden, "Më i miri" në Premier League, zgjidhet edhe

ANGLI - Eshtë zhvilluar mbrëmja gala PFA, Shoqata e Lojtarëve të Futbollit Anglez, e cila dalloi më të mirët e edicionit 2023/2024 të futbollit anglez.

Phil Foden, mesfushori i Manchester Cityt, u votua si lojtari më i mirë në edicionin e fundit të Premier League. Kreativi 24-vjeçar shënoi 19 gola dhe asistoi tetë të tjerë në 35 ndeshje, ndërsa SkyBlues fituan titullin e tyre të katërt.

Ndërkohë, Cole Palmer që u stërvit te Manchester City, por shkoi në Londër për t’u bashkuar me Chelsea, u vlerësua. Ai shënoi 22 gola në Premier League, në 34 ndeshje dhe për këtë arsye u shpall lojtari më i mirë i ri në kampionatin e fundit anglez.

Pavarësisht se ishte i riu më i mirë, konkurrenca e ashpër nuk e lejoi Cole Palmer të ishte pjesë e 11-shes të vitit në Premier League. Të zgjedhurit në skuadrën ideale të sezonit 2023-2024 ishin: 

David Raya (Arsenal);  Saliba (Arsenal), Gabriel Magalhães  (Arsenal), Walker (Manchester City) dhe Van Dijk (Liverpool); Rodri (Manchester City), Declan Rice (Arsenal) dhe Odegaard (Arsenal); Phil Foden (Manchester City), Ollie Watkins (Aston Villa) dhe Erling Haaland (Manchester City).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll