Sport

E FUNDIT! Chelsea nis 'të pastrojë' shtëpinë, sulmuesi i Kombëtares kuqezi Armando Broja huazohet te Ipswich, pritet zyrtarizimi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja do të përforcojë në formë huazimi skuadrën e sapograduar në Premierligë

20 Gusht 2024, 22:08 Nga DOSJA
E FUNDIT! Chelsea nis 'të pastrojë' shtëpinë,

ANGLI - Ipswich nuk po ngatërrohet në rikthimin e tyre në Premier League pas 22 vitesh mungesë. Skuadrat e sapo promovuara vazhdojnë të paralajmërojnë përforcime dhe, këtë herë, njëri vjen direkt në frontin e sulmit. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano,  Armando Broja do të jetë lojtar i Ipswich.

Ndërkombëtari shqiptar do t’i bashkohet Tractor Boys në formë huazimi nga Chelsea. Fabrizio Romano shpjegon se marrëveshja e huasë së Brojës përfshin një klauzolë të detyrueshme blerjeje, nëse Ipswich arrin të qëndrojë në ligën e parë. Prandaj, transferimi i sulmuesit mund të kushtojë rreth 35 milionë euro në arkën e Ipswich.

Edhe pse është produkt i formacionit të Bluve, Broja 22-vjeç nuk ka arritur të gjejë kurrë një vend në ekipin e parë të Chelseat. Sulmuesi shqiptar tashmë ka një huazim me Vitesse,  Southampton dhe Fulham, ky i fundit u zhvillua sezonin e kaluar, në të cilin Broja nuk shënoi asnjë gol për skuadrën e Marco Silvës, pavarësisht se luajti 8 ndeshje. Për Chelsean, edhe sezonin e kaluar, shifrat ishin pak më të larta, ku shqiptari arriti të shënonte dy gola në 19 ndeshje.

Tani Armando Broja do t’i bashkohet Kalvin Phillips, si një nga emrat e mëdhenj që kanë përforcuar Ipswich këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll