Sport

VIDEO/ Lamtumira e fundit e Eriksson: "Duhet ta pranosh vdekjen"...

Ish-trajneri i njohur suedez, i cili po lufton me kancerin në vdekje, ka pasqyruar jetën e tij në një dokumentar

21 Gusht 2024, 09:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Lamtumira e fundit e Eriksson: "Duhet ta pranosh vdekjen"...
Eriksson në tribunat e Estádio da Luz duke marrë një homazhe gjatë ndeshjes Benfica-Marseille për Europa League

ANGLI - Në një dokumentar të Amazon Prime Video, që do të publikohet së shpejti, trajneri i shquar Sven-Goran Eriksson reflekton mbi jetën e tij, teksa po lufton me kancerin terminal, ai shfrytëzoi rastin për të lënë një mesazh të fundit lamtumire.

“Kam pasur një jetë të mirë. Mendoj se të gjithë jemi të frikësuar nga dita kur vdesim, por edhe jeta ka të bëjë me vdekjen. Duhet të mësosh ta pranosh, ashtu siç është. Shpresoj që në fund njerëzit të thonë po, ka qenë njeri i mirë, por jo të gjithë do ta thonë këtë”,- ka thënë ai, para se të shtojë se si do të donte të kujtohej nga njerëzit dhe futbolldashësit.

“Shpresoj që ata të më kujtojnë si një person pozitiv, që bëri gjithçka që mund të bënte. Mos u anko, buzëqesh. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, publik, ka qenë fantastike. Kujdesuni për veten dhe kujdesuni për jetën tuaj. Dhe jetojini ato. Mirupafshim”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll