Sport

Përfaqësuesit e Betis te Barcelona për të mbyllur marrëveshjen për Vítor Roque...

'El Chiringuito' kapi imazhe të ardhjeve të Ramón Alarcón, Manu Fajardo dhe Joaquín, të cilët janë ribashkuar me Deco

20 Gusht 2024, 20:27 Nga DOSJA
Përfaqësuesit e Betis te Barcelona për të mbyllur

SPANJE - Tre përfaqësues të Betis mbërritën mëngjesin e kësaj të marte në Cidade Desportiva Joan Gamper, në Barcelonë, për të negociuar nënshkrimin e Vítor Roque, një sulmues brazilian të cilin ata synojnë ta marrin si huazim, i cili po ashtu lakmohet edhe nga Sporting.

'El Chiringuito', një program televiziv spanjol, kapi në orët e para të mëngjesit ardhjen e Ramón Alarcón, CEO i Betis, Manu Fajardo, drejtor sportiv dhe Joaquín, ish-kapiten i klubit spanjol, në mjediset e Barcelonës ku ata u takua me Deco, drejtorin sportiv të Barcelonës, për të 'çuar' Vitor Roque në Sevilje. 

Kujtojmë që shtypi spanjol raportoi mëngjesin e sotëm se Vítor Roque ka njoftuar tashmë drejtuesit e Barcelonës se është dakort të nënshkruajë me Betisin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll