Sport

João Félix nënshkruan për gjashtë vjet me Chelsean, Atletico Madrid merr 50 milionë: ja të gjitha detajet e marrëveshjes

Sulmuesi portugez përgatitet të kthehet në Stamford Bridge, tani për të qëndruar përgjithmonë

20 Gusht 2024, 18:30 Nga DOSJA
João Félix nënshkruan për gjashtë vjet me Chelsean,

ANGLI - João Félix me të vërtetë do të kthehet në Chelsea. Sipas informacioneve të siguruara nga ‘The Athletic”, klubi londinez ka arritur tashmë një marrëveshje me Atlético Madrid për transfertën e përhershme të sulmuesit portugez.

Ai po përgatitet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për gjashtë sezonet e ardhshme deri në vitin 2030, me një vit shtesë si opsion. Në të kundërt, Conor Gallagher ka derën e hapur për nënshkrimin me Atlético Madrid, një marrëveshje që po diskutohet paralelisht mes dy klubeve.

Sipas informacioneve, marrëveshja mes dy klubeve është vulosur mëngjesin e kësaj të hëne dhe operacioni do të kryhet për shumën rreth 50 milionë euro, ku Atlético Madrid do të mbajë 20% të kartonit të sulmuesit portugez.

Kujtojmë se João Félix, i cili u thirr nga Diego Simeone për debutimin e bardhekuqtë në Ligën Spanjole kundër Villarrealit (2-2), tashmë do të përfaqësojë përgjithmonë Chelsean, ku ishte huazuar nga Atlético Madrid në gjysmën e dytë të sezonit 2022/23.

Duke luajtur për blutë, ish-lojtari i Benfica-s ka shënuar katër gola në 20 ndeshje të luajtura. João Félix ka një kontratë me klubin spanjol deri në vitin 2029.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll