Aktualitet

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 10-vjeçarja në Durrës (VD)

8 Mars 2019, 15:55 Nga DOSJA
Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, pasi një vajzë e mitur vetëm 10 vjeçe ka gjetur vdekjen.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 17, ku e mitura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën.

Më datë 08.03.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën me dije Policia.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fëmijët kanë qenë duke luajtur dhe kanë rënë në kontak me energjinë elektrike. Më tej po i njëjti burim thotë se linja e energjisë elektrike është 35 KW.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet e ze korenti policia durres tragjedi ne durres vdes 10-vjecarja e ze korenti policia durres tragjedi ne durres vdes 10-vjecarja

Sondazh

Poll