Aktualitet

Transferimi i mësueses në Peshkopi, presion mbi maturantët që kërkojnë rikthimin e saj në gjimnaz

8 Mars 2019, 15:29 Nga DOSJA
Transferimi i mësueses në Peshkopi, presion mbi maturantët

DIBËR- Presion dhe shantazh mbi maturantët e Gjimnazit Said Najdeni të cilët protestojnë prej tre ditësh.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prej tre ditësh ushtrohet presion nga mësuesit kujdestarë por edhe punonjës së administratës kundrejt nxënësve dhe prindërve me largimin nga puna, me heqjen e ndihmës ekonomike apo duke shkuar më dej duke shantazhuar maturantët me nota ngelëse në provime.

Prej dy ditësh në ambjentet e shkollës dhe rreth saj ka patur prezencë të policisë , që sipas gjimnazistëve po e përdorin si formë presioni ndaj protestuesve.

Si pasojë e gjithë këtij presioni numri i nxënësve protestues sot ishte më i vogël, por më të vendosur. Protestuesit ishin sërish para DAR Dibër por pa marrë një përgjigje.

Mësuesja e Anglishtes Fatbardha Miftari është transferuar nga Peshkopia drejt një fshati të largët në Dibër.

Nxënësit thonë jashtë kameras se Miftari ka denoncuar mungesën e ngrohjes së shkolla gjatë një proteste të zhvilluar nga PD.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatbardha miftari protesta e nxenesve ne peshkopi transferimi i mesueses ne peshkopi fatbardha miftari protesta e nxenesve ne peshkopi transferimi i mesueses ne peshkopi

Sondazh

Poll