Bota

Blinken mbërrin në Izrael për të siguruar armëpushimin/ Netanyahu akuzon Hamasin për “kokëfortësi”

Benjamin Netanyahu i bëri komentet gjatë një takimi të kabinetit të sotëm, ku përsëriti se është Hamasi ai që duhet të bëhet presion për të mbështetur çdo marrëveshje armëpushimi dhe jo qeveria e tij.

18 Gusht 2024, 21:00 Nga E. D
Blinken mbërrin në Izrael për të siguruar armëpushimin/
fotot ilustruese

SHBA- Kryeministri izraelit ka akuzuar Hamasin se është “kokëfortë” ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA zbarkon në vend për bisedime të reja për armëpushim. Benjamin Netanyahu i bëri komentet gjatë një takimi të kabinetit të sotëm, ku përsëriti se është Hamasi ai që duhet të bëhet presion për të mbështetur çdo marrëveshje armëpushimi dhe jo qeveria e tij.

“Hamasi, deri në këtë moment, mbetet kokëfortë. As që dërgoi një përfaqësues në bisedimet në Doha. Prandaj, presioni duhet të drejtohet ndaj Hamasit dhe Sinwarit [shef i Hamasit], jo ndaj qeverisë izraelite," tha Kryeministri. 

Komentet e Netanyahut vijnë ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken , zbarkon në Izrael për udhëtimin e tij të nëntë në Lindjen e Mesme që nga sulmet e 7 tetorit. Blinken po takohet me liderët izraelitë në një përpjekje të përtërirë për të shmangur shpërthimin e një konflikti më të gjerë për shkak të rritjes së tensioneve në rajon pas rritjes së përleshjeve në kufirin Izrael-Liban.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll