Bota

Vrasja në Ferizaj/ Gjykata Themelore cakton një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

Gjykata tha se ekziston dyshimi i bazuar se F.R. dhe J.M. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

18 Gusht 2024, 18:16 Nga E. D
Vrasja në Ferizaj/ Gjykata Themelore cakton një muaj paraburgim
foto ilustruese

FERIZAJ- Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e një personi në Bibaj të Ferizajt më 16 gusht. Gjykata tha se ekziston dyshimi i bazuar se F.R. dhe J.M. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

F.R., zyrtar policor, ishte dorëzuar vet tek autoritetet, ndërkaq J.M., po më 16 gusht ishte arrestuar. Viktima, S.S, u vra në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit. Prokuroria Themelore në Ferizaj tha një ditë më herët se F.R. dyshohet se e ka kryer vrasjen me armën zyrtare.

Si Prokuroria, ashtu edhe Gjykata Themelore thanë se F.R, “për qëllime të ulëta” ka kryer vrasjen. Sipas institucioneve të drejtësisë, ai sapo ka vërejtur viktimën që ka hyrë në parkingun e sallës së dasmave, me të dyshuarin tjetër, J.R., secili me vetura të tyre janë nisur drejt viktimës. J.M. dyshohet se me një mjet të fortë i është vërsulur viktimës, ndërkaq F.R., me armë zyrtare ka shtënë disa herë drejt S.S, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.

vrasja ne ferizja

Sondazh

Poll