Bota

Përmbytje të mëdha në Austri/ Pjesë të Vjenës nën ujë, një grua përfundon nën autobus nga shiu i rrëmbyeshëm (VIDEO)

Pjesë të Vjenë ishin gjithashtu nën ujë ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë vërshimet e ujërave që merrnin përpara makinat në Austrinë perëndimore.

18 Gusht 2024, 19:27 Nga E. D

Përmbytje të mëdha në Austri/ Pjesë të Vjenës

AUSTRI- Shirat e dendur goditën rajonet alpine të Austrisë dhe lanë pjesë të Vjenës nën ujë në fundjavë, duke shkaktuar dëme të rënda në disa pjesë të vendit dhe duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor.

Pjesë të Vjenë ishin gjithashtu nën ujë ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë vërshimet e ujërave që merrnin përpara makinat në Austrinë perëndimore.

Gjithashtu një grua u plagos rëndë kur uji i rrëmbyeshëm e shtyu atë nën një autobus në lagjen Doebling të Vjenës.  Kancelari austriak, Karl Nehammer shkroi në Platformën X se stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesë të caktuara të vendit.

Sondazh

Poll