Bota

E rëndë në Spanjë/ 11 vjeçari goditet për vdekje me thikë teksa po luante futboll

Gjithashtu mësohet se autori është një 18-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 

18 Gusht 2024, 17:33 Nga E. D
E rëndë në Spanjë/ 11 vjeçari goditet për vdekje
foto ilustruese

SPANJË- Një 11-vjeçar ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit me thikë teksa po luante futboll me disa bashkëmoshatarë. Sulmi ndodhi në Mocejón, pranë qytetit të Toledos, në Spanjën qendrore të dielën në mëngjes. Gjithashtu mësohet se autori është një 18-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Siç raportohet autori i krimit e kishte mbuluar fytyrën me një shami dhe pasi e ka goditur disa herë fëmijën. Motivet e sulmit mbeten ende të panjohura ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë asnjë hipotezë.  Shërbimet e mbështetjes psikologjike po japin ndihmë për familjen e vogëlushit, të cilët janë në tronditje pas krimit të tmerrshëm.

spanje

Sondazh

Poll