Bota

VIDEO/ Shpërthimi i vullkanit pas tërmetit në Rusi, pamje të pabesueshme të kapura në kamera

Tërmeti goditi në një thellësi prej 29 kilometrash dhe pati raportime për lëkundje të forta dhe dëmtime mesatare deri të rënda në qytetin më të afërt të Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej më shumë se 150,000 banorësh.

18 Gusht 2024, 20:34 Nga E. D

VIDEO/ Shpërthimi i vullkanit pas tërmetit në Rusi, pamje të

RUSI- Tronditëse janë pamjet nga vullkani që shpërtheu në Kamchatka të Rusisë. Shpërthimi i një prej vullkaneve më aktivë në Rusi u shkaktua nga tërmeti 7 ballësh që goditi brigjet e gadishullit Kamchatka.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 29 kilometrash dhe pati raportime për lëkundje të forta dhe dëmtime mesatare deri të rënda në qytetin më të afërt të Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej më shumë se 150,000 banorësh.

Sipas ekipit të reagimit ndaj shpërthimit vullkanik të Kamchatka (KVERT), avionëve u është lëshuar një paralajmërim kodi i kuq, niveli më i lartë i alarmit, për një sasi të konsiderueshme hiri në atmosferë. 

vullkani ne rusi

Sondazh

Poll