Bota

VIDEO/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali në Gjermani, 20 persona mbesin të plagosur

Konkretisht ngjarja ka ndodhur mbërmjen e 17 gushtit gjatë një festivali muzikor.

18 Gusht 2024, 16:48 Nga E. D
VIDEO/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali
pamje nga vendngjarja

GJERMANI- 20 persona u plagosën pasi një karusel ose ndryshe Rrota e Ferrisit u përfshi nga flakët në Leipzig të Gjermanisë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur mbërmjen e 17 gushtit gjatë një festivali muzikor.

 

Siç raportohet katër persona kanë pësuar djegie të rënda, disa janë plagosur duke u hedhur nga një lartësi e madhe, në tentativë për të lënë rrotën që digjej, ndërsa të shumtë janë ata që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. 

Gjithashtu policia ka rrethuar zonën, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

gjermani

Sondazh

Poll