Post-tërmeti/ Sizmiologu grek Lekkas: Rajoni s’është në rrezik. Ka shumë pas lëkundje, gjë pozitive
12 Dhjetor 2019, 17:13Nga DOSJA
Sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekkas, thotë se lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit që po shënohen ditët e fundit në rajon, nuk përbëjnë arsye për shqetësim. Në një intervistë për Televizionin Klan, ai shprehet se është normale që të ketë periudha me veprimtari të lartë sizmike dhe më vonë me veprimtari më të ulët.
“Kjo nuk është diçka e çuditshme. Hulumtuam në këtë drejtim, mirëpo nuk nxorëm dot asnjë konkluzion. Është edhe ky një fenomen natyror që ndjek rregullat e veta. Mirëpo nuk rezulton asgjë që të themi se Ballkani dhe Italia apo Mesdheu Lindor ndodhen në një situatë të rrezikshme. Këtë nuk mund ta themi”.
Sizmologu Lekkas u gjend në Shqipëri që në momentin e parë të tërmetit të 26 Nëntorit. Ai thotë se tashmë aktiviteti sizmik po zhvillohet normalisht dhe sipas tij, kjo është diçka e mirë.
“Ka shumë pas tërmete dhe kjo është pozitive, sepse ç’tensionon aktivitetin sizmik. Mirëpo, në asnjë rast nuk mund të themi se nuk do të bëhet një tërmet i fuqishëm, kjo shkon përtej fuqive dhe njohurive tona. Megjithatë, fakti se kemi vazhdimisht pas tërmete, është në drejtimin e duhur. Tërmeti nuk është gjë tjetër veçse energji. Sa më shumë energji çlirohet, aq më pak mbetet. Kështu, zvogëlohet edhe mundësia që të bëhet një tërmet i madh. Sa më shumë kalon koha dhe vazhdojnë pas tërmetet, pakësohet edhe mundësia që të ndodhë një tërmet i fuqishëm”.
Por a ka zona të tjera në Shqipëri që rrezikohen nga një tërmet i fuqishëm?
“Këtë nuk mund ta themi. Sa herë që themi diçka, ndodh e kundërta. Nuk kemi ende njohuritë që të themi “ra tërmet në Durrës, tani do të bjerë në Sarandë apo diku gjetkë”. Kjo është mbi fuqitë tona. Natyra funksionon pa u kufizuar prej njeriut. Natyra na urdhëron, nuk e urdhërojmë”.
Sizmologu Eftimis Lekkas këtë fundjavë vjen sërish në Shqipëri, në krye të një ekipi me 20 inxhinierë grekë. Misioni do të jetë të shqyrtojë shkaqet e shembjes së godinave dhe paraqitja e konkluzioneve qeverise shqiptare.
ITALI- Një prej organizatave ndërkombëtare që është shprehur kundër paketën anti-shpifje është dhe Federata Kombëtare Italiane e Shtypit. Në një reagim FNSI shk...
Në një mëngjes të këndshëm pranvere në qytezën Targu Muresh në Rumaninë qendrore, një burrë me pamje prej gjyshi hyn në dhomën 52 të gjykatës së apelit, takat e...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme ish-sekretaren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehu, 43 vjeç, banuese në Tiranë. Mësohet se kj...
THUMANË– Shkolla e shkatërruar e Thumanës ishte rindërtuar 2 muaj më parë për 580 milionë lekë pas dëmtimit nga tërmeti i 2018, ja kush fshihet pas. Kompan...
TIRANË-Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar se Këshilli Arkitekteve të Europës ka shpërndarë deklaratën e Europa Nostra-s, në lidhje me 14-të vendn...
TIRANË– Ketrin Treska, ish- drejtoresha e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, që u shkarkua nga detyra nga ministrja aktuale, Etilda Gjonaj, u ka dërg...
TIRANË– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një mbledhje, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e këtij institu...
TIRANË– Ish-kryeprokuroja Arta Marku është transferuar përkohësisht si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky vendim u mor me 11 vota...