Drejtësi e verbër për fëmijët e trafikuar romë në Rumani
Në një mëngjes të këndshëm pranvere në qytezën Targu Muresh në Rumaninë qendrore, një burrë me pamje prej gjyshi hyn në dhomën 52 të gjykatës së apelit, takat e...
ITALI- Një prej organizatave ndërkombëtare që është shprehur kundër paketën anti-shpifje është dhe Federata Kombëtare Italiane e Shtypit. Në një reagim FNSI shkruan se qeveria italiane dhe BE duhet të ndërhyjnë pasi liria e medias është në rrezik.
Raffaele Lorusso, Sekretari i Përgjithshëm i FNSI dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve në deklaratë shkruan se i bashkohet denoncimit të kolegëve shqiptarë dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, por edhe qeverisë italiane, e cila me Shqipërinë mban marrëdhënie të qendrueshme diplomatike dhe tregtare, të kthejë në qendër të vëmendjes veprimet liri-vrasëse që po zbatohen në Vendin e Shqiponjave kundër gazetarëve dhe operatorëve të mediave
DEKLARATA E PLOTË
Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë janë duke përgatitur goditjen përfundimtare ndaj lirisë së shtypit nën heshtjen shurdhuese të bashkësisë ndërkombëtare. Javën e ardhshme do të fillojë procesi parlamentar i propozimit të ligjit, i mbështetur fuqimisht nga qeveria, e cila nën pretekstin e luftimit të fenomenit të lajmeve të rreme, do t’i lejojë një autoriteti publik të kontrolluar nga qeveria të mbyllë dhe bllokojë faqet informative në Internet.
Federata Kombëtare Italiane e Shtypit (FNSI) i bashkohet denoncimit të kolegëve të saj shqiptarë dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, por edhe qeverisë italiane, e cila me Shqipërinë mban marrëdhënie të qendrueshme diplomatike dhe tregtare, të kthejë në qendër të vëmendjes veprimet liri-vrasëse që po zbatohen në Vendin e Shqiponjave kundër gazetarëve dhe operatorëve të mediave.
Në Shqipëri, prej vitesh shtypi nuk është në gjendje të ndjekë ngjarjet që përfshijnë kryeministrin, kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Konferencat për shtyp nuk bëhen më dhe, edhe kur thirren gazetarëve nuk u lejohet të bëjnë pyetje. Është një situatë e papranueshme, e cila nuk mund të lërë indiferentë institucionet dhe qeveritë evropiane.
Nëse është e vërtetë që Shqipëria është një kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian, është e paimagjinueshme që negociatat të zhvillohen vetëm për çështje ekonomiko-financiare dhe të mos përfshijnë dhe garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore, duke filluar me lirinë e shprehjes dhe të shtypit.
Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Në një mëngjes të këndshëm pranvere në qytezën Targu Muresh në Rumaninë qendrore, një burrë me pamje prej gjyshi hyn në dhomën 52 të gjykatës së apelit, takat e...
TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar një takim me vartësit e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sip...
KAVAJË- Gjykata e Kavajës ka lënë në burg 60-vjeçarin që u arrestua për vrasjen e 29-vjeçarit dy netë më parë në një lokal. Sot gjykata ka dh...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme ish-sekretaren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehu, 43 vjeç, banuese në Tiranë. Mësohet se kj...
THUMANË– Shkolla e shkatërruar e Thumanës ishte rindërtuar 2 muaj më parë për 580 milionë lekë pas dëmtimit nga tërmeti i 2018, ja kush fshihet pas. Kompan...
TIRANË-Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar se Këshilli Arkitekteve të Europës ka shpërndarë deklaratën e Europa Nostra-s, në lidhje me 14-të vendn...
TIRANË– Ketrin Treska, ish- drejtoresha e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, që u shkarkua nga detyra nga ministrja aktuale, Etilda Gjonaj, u ka dërg...
TIRANË– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një mbledhje, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e këtij institu...
TIRANË– Ish-kryeprokuroja Arta Marku është transferuar përkohësisht si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky vendim u mor me 11 vota...
TIRANË- Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Elida, një grua nga Burreli e cila bëri publike historinë e jetës së saj me bashkëshortin, Arjanin, mas...