Sport

Derbi i kryeqytetit/ Polemika për ndarjen e tribunave, reagon Tirana: Policia nuk merr përsipër ndeshjen

11 Dhjetor 2019, 14:43 Nga DOSJA

TIRANË- Vetëm pak orë pasi Partizani publikoi çmimet e biletave dhe ndarjen e sektorëve të stadiumit, ka qenë vetë klubi i Tiranës që ka reaguar menjhërë në rrjetin social “Facebook”. Në një postim të skuadrës bardheblu theksohet  se vetë Tirana dhe Policia e Shtetit kanë kërkuar një tjetër zonë për tifozët, pikërisht tribunën “Fatmir Frashëri”, që përkon me krahun nga qyteti, dhe kjo më shumë  për arsye sigurie. Sipas klubit policia mund të mos marrë përsipër ndeshjen si shkak i përplasjeve të mundshme mes dy tifozërive, gjë që në ndeshjet e fundit ka prodhuar përplasje të dhunshme. Si më poshtë është reagimi i klubit të Tiranës.

BILETAT | PARTIZANI -TIRANA

Klubi i Partizanit si organizator i ndeshjes ka percaktuar ndarjen e sektoreve te stadiumit “Air Albania” si dhe cmimet e biletave.

KF Tirana ka kerkuar zyrtarisht qe ndarja te behet ndryshe, duke kerkuar tribunen “Fatmir Frasheri” per tifozet bardheblu, tribune e cila perkon me krahun nga qyteti. Per shkaqe sigurie te njejten kerkese ka bere dhe Policia e Tiranes qe pas refuzimit te Partizanit, nuk merr persiper mbarevajtjen e ndeshjes.

Me poshte gjeni skemen e stadiumit dhe cmimet perkatese per sektoret. Biletat i gjeni tek biletaria prane stadiumit “Selman Stermasi” prej dites se sotme.

TRIBUNAT BARDHEBLU:

TRIBUNAT S/V – 500 L

TRIBUNA Ë 106/107 – 3.000 L

TRIBUNAT Ë 105 – 4.000 L

(E. Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit ndeshja partizani-tirana policia e tiranes derbi i kryeqytetit ndeshja partizani-tirana policia e tiranes

Sondazh

Poll