Politike

“Dhe i vdekur s’do gjej qetësi”, Rama rrëfen amanetin e të atit: Mos i lejo të tjerët të më qajnë (VD)

12 Dhjetor 2019, 11:43 Nga DOSJA
“Dhe i vdekur s’do gjej qetësi”, Rama rrëfen

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen e Ajet Meçajt, i cili humbi gruan, vajzën dhe mbesën e tij nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e familjarëve, Rama i ka treguar  Ajetit edhe një bisedë më të atin, Kristaqin.

“Kur shkonim në ndonjë rast vdekjeje në zonën e mamasë time, atje shoqërohej me këngë dhe vaje. Dhe im atë thoshte gjithmonë se kur të iki unë dhe të mos jem më, mos i lejo të tjerët të qajnë dhe mos u mërzit. Se më duket se dhe i vdekur s’do gjej qetësi”, tregoi Rama, ndërsa ndodhej në familjen e Meçajt për ngushëllim.

“Duhet të jetosh për ata, mos ia rëndosh si të thuash barrën…”, vijoi Rama më tej.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjikpasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqësia e tërmetit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ajet meçaj edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 ajet meçaj edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll