Politike

Aeroporti i Kukësit nuk punon, Rama krenohet me rrugën e re Milot-Morinë (VIDEO)

Në postimin e tij Rama shkruan se kanë përfunduar punimet ndërsa ka publikuar pamje nga autostrada. Por duhet theksuar se kjo rrugë lidh autostradën me aeroportin e Kukësit, i cili nuk punon. 

14 Gusht 2024, 17:05 Nga N.F
Aeroporti i Kukësit nuk punon, Rama krenohet me rrugën e re
Rruga

KUKËS- Kryeministri, Edi Rama pasditen e sotme ka publikuar pamje nga autostrada Milot-Morinë e cila ka lidhje edhe me aeroportin e Kukësit. Në postimin e tij Rama shkruan se kanë përfunduar punimet ndërsa ka publikuar pamje nga autostrada.

"Përfundojnë punimet në objektin "Ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit," shkruan Rama.

Por duhet theksuar se kjo rrugë lidh autostradën me aeroportin e Kukësit, i cili nuk punon.  Fluturimet nga aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit nisën zyrtarisht në 2021 ndërsa fluturimi i parë ishte nga Zürich për në Kukës. Edhe pse aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ajo nuk punon.

I gjithë projekti kjo ka mbetur në teori pasi në praktikë aeroporti i Kukësit nuk funksionon fare dhe nuk ka asnjë fluturim. Gjithashtu edhe një investim për rrugën e cila të çon drej një aeroporti që nuk funksionon nuk është aspak një arritje për tu krenuar. 

 

edi rama aeroporti i kukesit rruga milot-morine

Sondazh

Poll