Politike

Vrasja e babait të dy fëmijëve/ Berisha: Ky është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Ramës! Togat e zeza e ekzekutuan për së dyti

Ai shtoi se ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi. Ai theksoi se është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Berish tha se ata që u liruan fshehën krimin monstruoz.

13 Gusht 2024, 20:44 Nga N.F
Vrasja e babait të dy fëmijëve/ Berisha: Ky është
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me vrasjen e regjistruar në Pogradec ku u tentua nga policia të fshihej ngjarja. Berisha tha se togat e zeza ekzekutonin sot për së dyti atë duke liruar në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre.

Ai shtoi se ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi. Ai theksoi se është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Berish tha se ata që u liruan fshehën krimin monstruoz.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, misionare e misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, një mirënjohje të pakufishme ndaj oratorëve të kësaj platforme të të vërtetave dhe fjalës së lirë, që frymëzonin çdo natë çdo shqiptar. Ju jepni zemër, guxim dhe dëshmoni se qëndresa, guximi janë rruga e vetme drejt fitores mbi këtë regjim që sundon i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.


Të dashur miq, në emër tuaj unë duhet t’i shpreh solidaritetin tonë njerëzor familjes Proga, e cila pasi humbi nga dorë vrastare e mafies njeriun e vet më të çmuar, babanë e dy fëmijëve, pa sot togat e zeza të vërsuleshin mbi të, ta ekzekutonin për së dyti, të lironin në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre. Miqtë e mi, ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi. Është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Ata që u liruan fshehën krimin monstruoz. Natyrisht krimin monstruoz e fshehën edhe narkokriminelë me uniformë, por të afërt në krim, në dijeni dhe çdo gjë!

berisha vrasja ne pogradec rama

Sondazh

Poll