13 Gusht 2024, 21:29
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se propaganda informoi se Shqipëria hodhi dy satelitë në orbitë. Ai theksoi se u paguan 6 milionë për dy satelitë ndërsa Niko Peleshi ulej e kapardisej se tani me satelitë do mësojmë dhe do të lajmërohemi për çdo zjarr në Shqipëri.
Berisha shtoi se Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që bleu 4 milionë euro instilacionin. Sipas tij 4 milionë euro instilacioni vetëm për të kënaqur sytë e tij është shpenzimi më kriminal, më i turpshëm i një sundimtari, të cilit nuk i ka mbetur as ndjenja më e vogël e respektit.
Fjala e Berishës;
Miqtë e mi, me të madhe propaganda e tij informoi se Shqipëria hodhi dy satelitë në orbitë.
Pagoi 6 milionë për dy satelitë. Niko Peleshi ulej e kapardisej se tani me satelitë do mësojmë dhe do të lajmërohemi për çdo zjarr në Shqipëri. Ku janë satelitët o miq? A i dëgjuat kësaj vere të flasin për ta? Jo dhe jo! Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës, këtij banditi, këtij hajduti dhe krimineli që shpenzon dhjetëra e dhjetëra milionë për të mbrojtur pushtetin e tij të krimit.
Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që bleu 4 milionë euro instilacionin.
Të dashur miq, 4 milionë euro instilacioni vetëm për të kënaqur sytë e tij është shpenzimi më kriminal, më i turpshëm i një sundimtari, të cilit nuk i ka mbetur as ndjenja më e vogël e respektit. As ndjesia më e vogël e solidaritetit apo dhembshurisë për qytetarët e vendit që vuajnë kaq shumë.
Mund të numëroj një zinxhir të tërë vjedhjesh dhe abuzimesh të këtij njeriu që qëndron në pushtet mbi krimin. Që turpëron këtë vend çdo orë, çdo ditë. Që mashtron shqiptarët dhe që është i gatshëm t’i vërë flakën gjithçkaje për pushtetin e tij të krimit.
berisha rama satelite
Politike
13 Gusht 2024, 20:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Politike
13 Gusht 2024, 20:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
Politike
13 Gusht 2024, 20:15
N.F
Bylykbashi
THUMANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka qenë i pranishëm në protestën e sotme që u zhvillua n&...
Politike
13 Gusht 2024, 14:31
r.ll
pirro vengu dhe belinda balluku
SARANDË- Pastërtia e bregdetit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, ku...
Politike
13 Gusht 2024, 12:24
r.ll
TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu me anë të një deklarate për mediat tha se kryeminis...
Politike
12 Gusht 2024, 21:07
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Politike
12 Gusht 2024, 20:45
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Politike
12 Gusht 2024, 20:30
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Politike
12 Gusht 2024, 19:38
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një raport mbi integritetin e Kuvendit, se parlamenti...
Politike
12 Gusht 2024, 17:35
N.F
Takimi
TIRANË- E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi ditën e s...