Politike

Berisha: Çdo ditë që kalon është plaçkitje e madhe e pronave që kanë mbetur ende! Në shënjestër është edhe tuneli i nëndetëseve në Porto Romano

Ai shtoi se dy ditë më parë u dëgjua nën moton ‘rroftë ushtria’ se tunelin e nëndetëseve të Porto Palermos do e shndërronin në përdorim ushtarak dhe turistik. Berisha theksoi se ky regjim që po plaçkit këtë vend sa askush ndonjëherë në histori.

12 Gusht 2024, 20:45 Nga N.F
Berisha: Çdo ditë që kalon është plaçkitje e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se çdo ditë që kalon është plaçkitje e madhe e pronave që kanë mbetur ende. Sipas tij çdo ditë është një ditë mbylljesh dosjesh kriminale nga organizata kriminale e Skapit të partisë me në krye mercenar Dumanin. 

Ai shtoi se dy ditë më parë u dëgjua nën moton ‘rroftë ushtria’ se tunelin e nëndetëseve të Porto Palermos do e shndërronin në përdorim ushtarak dhe turistik. Berisha theksoi se ky regjim që po plaçkit këtë vend sa askush ndonjëherë në histori.

Pjesë nga fjala e Berishës;

Miqtë e mi, çdo ditë që kalon është një ditë vjedhje më shumë e qytetarëve shqiptarë. Është një ditë mbylljesh dosjesh kriminale nga organizata kriminale e Skapit të partisë me në krye mercenar Dumanin. Çdo ditë që kalon është plaçkitje e madhe e pronave që kanë mbetur ende.


Miq, a dëgjuat dy ditë më parë nën moton ‘rroftë ushtria’ se tunelin e nëndetëseve të Porto Palermos do e shndërronin në përdorim ushtarak dhe turistik. Hajdutët mor miq, nuk kanë asnjë normë morale. Mund të numërojnë gjer nesër në mëngjes se një ditë se një ditë e qetë për këtë qeveri është një ditë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët.


Ndaj dhe beteja e pandalshme është rruga e vetme. Përballja e guximshme është rruga e vetme për të përmbysur këtë regjim armiqësor, antikombëtar. Këtë regjim që po plaçkit këtë vend sa askush ndonjëherë në histori.

berisha rama vjedhje prona

Sondazh

Poll