Aktualitet

U gjet i shtrirë në rrugë, ndërron jetë rrugës për në urgjencë 37-vjeçari në Pogradec

Nuk dihet ende nëse personi është rrezuar apo është përplasur nga ndonjë automjet. Sipas informacioneve ai është dërguar në urgjencë ndërsa ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

10 Gusht 2024, 20:31 Nga N.F
U gjet i shtrirë në rrugë, ndërron jetë rrugës
Pogradec

POGRADEC- Një personi është gjetur i shtrirë në rrugë zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit. Nuk dihet ende nëse personi është rrezuar apo është përplasur nga ndonjë automjet.

Sipas informacioneve ai është dërguar në urgjencë ndërsa ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Mësohet viktima është një 37-vjeçar i cili ishte në gjendje të dehur. Momentalisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. 

pogradec viktime

Sondazh

Poll