Aktualitet

Prej 24 orëve vatra e zjarrit aktive në Qafë Shtamë, digjen 20 hektarë pyje dhe ah shumëvjeçarë

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.

10 Gusht 2024, 16:35 Nga N.F
Prej 24 orëve vatra e zjarrit aktive në Qafë Shtamë, digjen
Foto ilustruese

QAFË SHTAMË- Prej 24 orëve zjarri në Qafë Shtamë është aktiv ndërsa forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët. Zjarri është riaktivizuar dje ndërsa nga flakët janë përfshirë rreth 30 hektarë pyje me ah shumëvjeçarë.

Zjarri është përhapur pasi era e fortë po ndihmon atë të fitojë terren. Forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat janë në vendngjarje. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.

Zjarri po i afrohet kampit të Qafë Shtamës. Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë. Fillimisht zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës, e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.

zjarr qafeshtame

Sondazh

Poll