Aktualitet

Gjendet një person i shtrirë në rrugë në Pogradec, dërgohet në spital, dyshimet e para (VIDEO)

Mësohet se pak minuta më parë është gjetur një person i shtrirë në rrugë. Personi është gjetur i shtrirë në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.

10 Gusht 2024, 20:13 Nga N.F
Gjendet një person i shtrirë në rrugë në Pogradec,
Pogradec

POGRADEC- Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se pak minuta më parë është gjetur një person i shtrirë në rrugë. Personi është gjetur i shtrirë në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.

Momentalisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. Nuk dihet ende nëse personi është rrezuar apo është përplasur nga ndonjë automjet. Sipas informacioneve ai është dërguar në urgjencë.

pogradec spital policia

Sondazh

Poll