Aktualitet

VIDEO/ Tjetër vatër zjarri aktive në Maliq, rrezikohen të digjen disa hektarë me misër

Nga videot nga vendi i ngjarjes duket toka e cila është në pushtetin e zjarrit ndërsa tym i madh është përhapur në zonë. Në video duket qartë që ka edhe parcela të mbjella me misër ndërsa zjarri është pranë tokave të mbjellura.

10 Gusht 2024, 20:01 Nga N.F
VIDEO/ Tjetër vatër zjarri aktive në Maliq, rrezikohen të
Zjarr

MALIQ- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Vreshtas të Maliqit. Mësohet se zjarri ka rënë në tokën torfike. Nga kjo vatër zjarri rrezikohen të digjen rreth 200 hektarëve me kashtë, ndërsa në zjarret e mëparshme janë djegur toka me misër.

Nga videot nga vendi i ngjarjes duket toka e cila është në pushtetin e zjarrit ndërsa tym i madh është përhapur në zonë. Në video duket qartë që ka edhe parcela të mbjella me misër ndërsa zjarri është pranë tokave të mbjellura. Ndërkohë po pritet të ndërhyjë zjarrfikësja për të shuar zjarrin.

 

zjarr maliq

Sondazh

Poll