Aktualitet

VIDEO/ Prej tre ditësh vatra e zjarrit aktive, nis ndërhyrja me helikopter në Malin e Thatë

Jole ka publikuar së fundmi pamje nga helikopterit ndërsa ka bërë me dije se ka nisur ndërhyrja për shuarjen e flakëve.

10 Gusht 2024, 19:10 Nga N.F
VIDEO/ Prej tre ditësh vatra e zjarrit aktive, nis ndërhyrja me

KORÇË- Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar prej tre ditësh në Malin e Thatë. Mësohet se zjarri është në afërsi të kufirit shtetëror më Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa sipas prefektit të qarkut të Korçës, Nertil Jole flakët po rrezikojnë edhe zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës.

Jole ka publikuar së fundmi pamje nga helikopterit ndërsa ka bërë me dije se ka nisur ndërhyrja për shuarjen e flakëve. Ai shtoi se aktualisht janë të angazhuara shumë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e i Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrin e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit Cougar dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase.


“Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në territorin e bashkisë Pustec, në Malin e Thatë në afersi të kufirit shtetëror me Republiken e Maqedonise së Veriut, për fikjen e një vatre të madhe zjarri që është aktive prej tre ditësh dhe që rrezikon zonën e mbrojtur tê Parkut Kombëtar të Prespës. Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në territorin e bashkisë Pustec, në Malin e Thatë në afersi të kufirit shtetëror me Republiken e Maqedonise së Veriut, për fikjen e një vatre të madhe zjarri që është aktive prej tre ditësh dhe që rrezikon zonën e mbrojtur tê Parkut Kombëtar të Prespës.


Aktualisht të angazhuara ka shumë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e i Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrin e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit Cougar dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase. Falenderoj të gjitha strukturat e angazhuara dhe veçanërisht Ministrin e Mbrojtjes z. Pirro Vëngu për mbështetjen e pakursyer, për të mbrojtur një nga kurorat më të bukura të gjelbërta të Shqipërisë. Mbrojtja e pyjeve është detyrë e të gjithëve, ndaj duhet të tregojmë shumë kujdes e vigjilencë për të shmangur pasoja të rënda dhe kosto të larta të kapaciteteve të mobilizuara”, shkruan Prefekti i Korçës.

zjarr mal i thate

Sondazh

Poll