Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen dy persona (FOTO)

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa janë përfshirë dy automjete të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

10 Gusht 2024, 16:38 Nga N.F
 
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen dy persona (FOTO)
Aksidenti

ELBASAN- Një aksidenti është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur lehtë dy persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa janë përfshirë dy automjete të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë, ndërsa dy personat që mbetën të dëmtuar u dërguan për mjekim dhe kontrolle mjësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

aksident elbasan plagosje

Sondazh

Poll