Aktualitet

U kapën të dehur në timon dhe patentë, arrestohen dy persona në Sarandë

Më rastet do të merret Prokuroria Sarandë.

8 Gusht 2024, 15:25 Nga S.B
U kapën të dehur në timon dhe patentë, arrestohen dy persona
foto ilustruese

SARANDË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se L.L 19 vjeç dhe V.K 43 vjeç drejtonin automjetet e tyre pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Më rastet do të merret Prokuroria Sarandë.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin L. L., 19 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Gjithashtu, ky Seksion arrestoi shtetasin V. K., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

gjendje e dehur sarande

Sondazh

Poll