Aktualitet

Vodhi 9 mln lekë në një banesë në Tiranë, në pranga 30-vjeçari

Gjithashtu policia sekuestroi 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

8 Gusht 2024, 13:45 Nga E. D
Vodhi 9 mln lekë në një banesë në Tiranë, në
foo ilustruese

TIRANË-Një 30-vjeçar është arrestuar në ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale E. A, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu policia sekuestroi 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë; 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”. Vodhi 900 000 lekë të rinj, në një banesë, arrestohet 30-vjeçari. Sekuestrohen 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”.

Si rezultat u arrestua shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Sondazh

Poll