Aktualitet

U arrestuan dje në Lezhë, Gjykata cakton arrest në burg me qëllim ekstradimin për Noizy-n dhe Dj Crax

Pas kësaj masë sigurie, pritet që Noizy së bashku me Dj Crack të ekstradohen në Kosovë, ku dhe do të dalin para drejtësisë.  

8 Gusht 2024, 12:29 Nga I.A
U arrestuan dje në Lezhë, Gjykata cakton arrest në burg me
Noizy, Dj Crax dhe Medi Iseni

TIRANË- Gjtkata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë arrest me burg për reperin Rigers Rajku dhe dj Bahtjar Bajraktarin. Të dy këta persona akuzohen për dhunimin e një personazhi të TiKTok-ut Muhamet Iseni, në një klub në Pejë.

Pas kësaj masë sigurie, pritet që Noizy së bashku me Dj Crack të ekstradohen në Kosovë, ku dhe do të dalin para drejtësisë.  

Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

 

muhamet iseni bahtjar bajraktari rigers rajku

Sondazh

Poll