Aktualitet

Policia: Dje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një pike karburanti në Fierzë

Personat qëlluan me armë në drejtim të pikës së karburantit në pronësi të një 43-vjeçari me iniciale Sh.D.

8 Gusht 2024, 14:07 Nga I.A

Policia: Dje është qëlluar me armë zjarri në drejtim

TROPOJË- Disa të shtëna më armë kanë ndodhur ditën e djeshme në një pikë karburanti në Tropojë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fierzë.

Nga të shtënat me armë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Personat qëlluan me armë në drejtim të pikës së karburantit në pronësi të një 43-vjeçari me iniciale Sh.D.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit,  shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.

te shtena me arme ne tropoje

Sondazh

Poll