Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë, zjarrfikësit drejt vendngjarjes

Ndërkohë ende nuk dihet nëse vatra e re e zjarrit është e qëllimshme apo është riaktivizuar nga vatra e mëparshme.

8 Gusht 2024, 14:37 Nga E. D
Riaktivizohet zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë,
fotot ilustruese

BULQIZË- Një vatër zjarri në në malin e Tërnovës në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizës është riaktivizuar. Gjithashtu pasi ishte bërë e mundur shuarja e flakëve të cilat rrezikonin masivin pyjor me pishë shekullore në këtë zonë, zjarri është rindezur.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse vatra e re e zjarrit është e qëllimshme apo është riaktivizuar nga vatra e mëparshme. Autoritetet lokale në Bulqizë janë nisur menjëherë drejt vatrës së zjarrit për të bërë të mundur ndalimin e avancimit të saj dhe shmangien e dëmeve të mëdha në masivin pyjor me pishë të zezë të kurorës së liqenit të Zi.

 

zjarr ne bulqize

Sondazh

Poll