6 Gusht 2024, 14:28
Nga S.B
Nancy VanHorn
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn ka dhënë sot një mesazh në gjuhën shqipe. Ajo shprehet se është e nderuar për këtë post, ndërsa shton se do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndër të tjera ajo zbulon se ka punuar si diplomate në të gjitha shtetet e Europës Lindore. VanHorn shpreh dëshirën për të njohur, kulturën, ushqimin dhe vendet e Shqipërisë.
Fjala e plotë:
Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Nancy VanHorn dhe jam e nderuar të filloj punë si e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve këtu në Tiranë.
Nga viti 2007 iu bashkova shërbimeve të jashtëm të SHBA. Kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat e Ukrainës, Armeni dhe Rusi.
Jam e emocionuar që jam në Shqipëri dhe që do të punojmë për qëllimet e përbashkëta, për të promovuar vlerat demokratike. Për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-së, për të çuar përpara rritjen ekonomike. Jam e përkushtuar që të mbështes Shqipërinë në rrugën drejt BE dhe të forcojmë lidhjet mes dy vendeve tona.
Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të njoh dhe kulturën e pasur të Shqipërisë dhe për këtë më duhet ndihma juaj. Kam tri pyetje për ju; cilin vend duhet të vizitoj të parin, cilin ushqim duhet të provoj patjetër dhe cilin libër që tregon shpirtin e vendit tuaj më rekomandoni?
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj të bukur. Pres me kënaqësi, të zbuloj, mësoj dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës.
shba nancy vanhorn
Politike
6 Gusht 2024, 13:49
r.ll
ivi kaso
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me denoncimin e bërë pak ditë më parë ku...
Politike
6 Gusht 2024, 11:41
r.ll
TIRANË- Insituti i Studimeve Politike ka reaguar së fundmi lidhur me mesazhin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për fitoren e Vang...
Politike
6 Gusht 2024, 11:15
r.ll
himara
HIMARË- Votuesit në bashkinë e Himarës të Shqipërisë jugore zgjodhën të dielën kandidatin e Partis...
Politike
6 Gusht 2024, 10:24
r.ll
edi rama, vangjel tavo
GREQI- Athina po vë në pikëpyetje indirekt, por qartësisht rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve bashkiake t&e...
Politike
5 Gusht 2024, 22:18
I.A
KRIIK
TIRANË- Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), monitoroi mbi baza tërësisht vullnetare p...
Politike
5 Gusht 2024, 21:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Rama të japë llogari për pasuritë e v&eum...
Politike
5 Gusht 2024, 21:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te reagimi i kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin e pë...
Politike
5 Gusht 2024, 20:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se ekzistenca si opozitë e vërtetë është në pro...
Politike
5 Gusht 2024, 20:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve se të drejtat dhe liria nën pushtimin e nj&eum...
Politike
5 Gusht 2024, 20:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te manipulimet zgjedhore të ndodhura gjatë votimeve p&eum...