Aktualitet

Dosja "Toyota Yaris"/ SPAK letërporosi Belgjikës dhe Francës, çfarë informacionesh kërkon për SKY ECC

Kjo kërkesë e SPAK vjen në vijimin e hetimeve pas arrestimit të ish-kreut të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarkës.

5 Gusht 2024, 14:36 Nga r.ll
Dosja "Toyota Yaris"/ SPAK letërporosi Belgjikës dhe
spak

TIRANË- SPAK ka dërguar letërporosi Francës dhe Belgjikës, ku ka kërkuar që të identifikohen kodet e aplikacionit SKY ECC për çështjen e “Toyota Yaris” ku u gjetën 3.4 milion euro. Kjo kërkesë e SPAK vjen në vijimin e hetimeve pas arrestimit të ish-kreut të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarkës. Ka dyshime për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të sistemit të drejtësisë si të implikuar.

GJKKO më 31 korrik la në burg-kryeprokurorin e Vlorës, pasi akuzohet  për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore.   Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit. 

Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes "Toyota Yaris", që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

spak sky ecc belgjike france

Sondazh

Poll