Aktualitet

Me drogë me vete dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur, dy të arrestuar dhe një i proceduar penalisht në Korçë

Një 31-vjeçar banues në Gaza, u procedua penalisht pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

5 Gusht 2024, 12:07 Nga r.ll
Me drogë me vete dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur, dy
policia e kroces

KORÇË- Një 38-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap në bulevardin ”Republika”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po ashtu në pranga është vënë edhe një 36-vjeçar , pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kokainë. Një 31-vjeçar banues në Gaza, u procedua penalisht pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin I. M., 38 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi u kap në bulevardin ”Republika”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. V., 36 vjeç, banues në SHBA, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. N., 31 vjeç, banues në Gaza, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

policia e korces

Sondazh

Poll