Aktualitet

E rëndë në Lushnje/ Tentoi të shuante zjarrin që ndezi në tokën e tij, 60-vjeçari asfiksohet dhe humb jetën

Gjithashtu në Lushnje një person është arrestuar dhe një është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme në një market.

5 Gusht 2024, 12:06 Nga r.ll
E rëndë në Lushnje/ Tentoi të shuante zjarrin që ndezi
foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme  në Lushnje ku ka humbur jetën një 60-vjeçar. Sipas informacioneve policore, viktima u gjet i pajetë nga familjarët. Dyshohet se e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.

Gjithashtu në Lushnje një person është arrestuar dhe një është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme në një market.

Ka nisur procedimi penal edhe për një 65-vjeçar i cili duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin A. Xh., 37 vjeç, dhe shpalli në kërkim shtetasin K. Xh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme në një market.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Sh., 65 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja është dëmtuar lehtë një pasagjer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

policia e lushnjes

Sondazh

Poll