Dogji squfurin për tharjen e fiqve, zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Duhanas
foto ilustruese BERAT- Një banor në fshatin Duhanas të Beratit, ka shkaktuar një zjarr i cili doli jashtë kontrollit. Më...
Policia bën me dije se autorët po përdorin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorë ekonomikë, duke iu kërkuar donacione në emër të funksionarëve publik apo shtetërorë.
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim ditën e sotme lidhur me rastet e shantazhimit për dhënie pasurie. Sipas njoftimit shumë pronarë apo administratorë biznesesh kohët e fundit janë shantazhuar nga persona të paidentifikuar, në emër të funksionarëve publikë dhe shtetërorë, për të dhënë shuma parash për llogari të tyre.
Policia apelon që qytetarët të jenë vigjilentë dhe ti denoncojnë rastet e tilla. Policia bën me dije se autorët po përdorin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorë ekonomikë, duke iu kërkuar donacione në emër të funksionarëve publik apo shtetërorë.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Policia e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, ka intensifikuar punën që nëpërmjet strukturave të specializuara, të parandalojë raste të shantazhimit për dhënie pasurie.
Nisur nga raste të evidentuara dhe të goditura kohët e fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe duke marrë shkas nga disa kallëzime të reja në strukturat e Policisë së Shtetit, nga pronarë apo administratorë biznesesh, të cilët kanë deklaruar se janë shantazhuar nga shtetas të paidentifikuar, në emër të funksionarëve publikë dhe shtetërorë, për të dhënë shuma parash për llogari të tyre, Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë operatorët ekonomikë që:
"Të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, vendore apo qendrore, çdo rast të dyshuar ose nëse janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale".
Theksojmë se individët apo grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, po përdorin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorë ekonomikë, duke iu kërkuar donacione në emër të funksionarëve publik apo shtetërorë. Prandaj, cilido që konstaton të tilla komunikime apo ka rënë pre e tyre, të denoncojë menjëherë.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale, në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
foto ilustruese BERAT- Një banor në fshatin Duhanas të Beratit, ka shkaktuar një zjarr i cili doli jashtë kontrollit. Më...
zjarri KUKËS- Një vatër zjarri është aktivizuar sot rrëzë malit të Gjallicës në Kukës. Forcat e zj...
foto ilustruese POGRADEC- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se J.D 43 vjeç, M.Ç 38 vje&c...
policia e kroces KORÇË- Një 38-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap në bulevardin ”Rep...
foto ilustruese ELBASAN- Procedohet penalisht një 41-vjeçar në Elbasan. Mësohet se L.M nuk ka marrë masa për sigurimin...
foto ilustruese FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnje ku ka humbur jetën një 60-vje&cced...
foto ilustruese GRAMSH- Pesë persona janë proceduar penalisht në Gramsh. Mësohet se administratori i një lokali A. Xh 44 vje&...
Foto ilustruese ITALI- Policia italiane ka çmontuar një bandë të trafikimit të drogës në Itali. Grupi trafikant i p&eu...
arben lamce TIRANË- I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", Arben Lamçe u arrestu...
foto ilustruese ELBASAN- Një 55-vjeçar, menaxher karburantesh është arrestuar në Elbasan. Ai akuzohet se duke shpërdoruar ...